NBA, JA SA PERFITOJNE LAKERS DHE LEBRON NGA “IN SEASON TOURNAMENT”

Sport

Los Angeles Lakers kanë fituar trofeun e parë të Kupës së NBA, që ishte risia e ketij sezoni të basketbollit amerikan. Në finalen e madhe të zhvilluar në Las Vegas, Lakers kanë triumfuar ndaj Indiana Pacers me 14 pikë diferencë 123-109. Përgjithësisht ishte ndeshje e dominuar nga Lakers të cilët patën epërsinë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund arritën të fitojnë trofeun e parë.

Anthony Davis ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 41 pikë, 20 ribaunde e gjashtë asiste. Si tepër efektiv u dallua edhe Austin Reaves me 28 pikë, kurse LeBron James shtoi 24 pikë, 11 ribaunde, katër asiste e dy topa të rrëmbyer. Te Pacers më efikasi ishte Tyrese Haliburton me 20 pikë e 11 kërcime, por që në fund nuk ndikuan dot për ekipin e tij. Si përfundim, LeBron James u shpall MVP i Kupës së NBA pasi bëri paraqitje të shkëlqyera në të gjitha ndeshjet deri në finalen e madhe. Ndërsa u bë edhe më i vjetri që e fiton një vlerësim të tillë, duke thyer rekordin e Karim Abdul Jaabar, që e kishte fituar në moshën 38-vjecare. Përveç marrjes së një trofeu në shtëpi, lojtarët e Lakers përfituan secili si shpërblim edhe 500,000 dollarë. Kjo ishte hera e parë që NBA organizon këtë turne special, teksa Lakers dhe James kanë hyrë tashmë në histori si skuadra e parë që fiton Kupën e të ashtuquajturit “In Season Tournament”, si dhe lojtari i parë që fiton çmimin e më të mirit.