NBA, James Harden nuk kursen as Washington Wizards, kualifikohet më tej Portland

Sport

harden j 241243
Houston Rockets duket se kërkojnë ta përfundojnë sezonin e rregullt me një seri fitoresh. Të udhëhequr si gjithnjë nga lideri i tyre, James Harden, teksanët mundën kësaj radhe Washington Wizards, me rezultatin 120-104.  Ylli i Houston realizoi 38 pikë, 9 asiste dhe 10 zotërime të topit nën tabelë, duke qenë kështu shumë pranë realizimit të një “triple-double”, teksa arriti të ishte i saktë në 5 goditje nga 8 në total për 3 pikë. Tek Rockets paraqitje të mirë bëri edhe Clint Capela, që shënoi 21 pikë dhe fitoi 10 duele për topin nën tabelë.

harden j 23
Ndërsa tek Wizards, shënuesi më i mirë ishte Bradley Beal, që realizoi 27 pikë. Pavarësisht këtij rezultati, të dyja skuadrat e kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.
Portland Trail Blazers janë ekipi i radhës që sigurojnë “play-off”-in, pasi edhe pse u mundën 115-109 nga Dallas Mavericks, përfituan nga dështimet e Oklahoma, Minnesota dhe San Antonio Spurs në ndeshjet respektive, për të konfirmuar prezencën në fazën finale të NBA.