NBA, Konferenca e Lindjes

Sport

Boston Celtics vijon të komandojë Konferencën e Lindjes në NBA. Skuadra nga Massachusetts ka shkuar tanimë në kuotën e 9 fitoreve të njëpasnjëshme, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe një nga ecuritë më të mira të këtij sezoni.

Suksesi më I fundit i Bostonit erdhi jashtë shtëpie, ndaj Toronto Raptors në transfertë, duke fituar 106-104. Jaylen Broën me 27 pikë dhe Grant Ëilliams me 25 pikë, rezultuan më produktivët në parket për ekipin e drejtuar nga Joe Mazzulla.

Në vend të dytë të tabelës, ndjek nga pas Philadelphia 76 me 5 fitore njëra pas tjetrës, me të fundit të arritur ndaj Sacramento Kings në transfertë, 129-127. 76-ers u mposhtën në 3 nga periodat e sfidës, por arritën ta bënin diferencën në fraksionin e 3-të, duke krijuar një avantazh prej 18 pikësh ndaj kundërshtaërit.

Sakaq, Brooklyn Nets po kalon përmes një momenti delikat të sezonit, duke pësuar 3 humbje në 5 ndeshje, çka bëri që skuadra nga Neë York të zbresë në vendin e 3-të. Sidoqoftë, në ndeshjen e tyre të fundit, Nets arritën të fitonin 120-116 jashtë shtëpie ndaj Golden State Ëarriors, ndihmuar nga një paraqitje e përkryer e Kyrie Irving, me 38 pikë, 7 rebound dhe 9 asist.

Ndërsa Milëaukee Bucks që klasifikohet në vendin e 4, vijon me periudhën e luhatshme të rezultateve. Në 5 ndeshjet e fundit, Bucks kanë mundur të marrin vetëm 2 fitore dhe 3 humbje. Disfata më e freskët është ajo ndaj Cleveland Cavaliers jashtë shtëpie, 114-102.

Më tej, një tjetër skuadër që po përpiqet të reagojë në Konferencën e Lindjes është edhe Chicago Bulls e vendit të 10-të. Pas 3 humbjeve radhazi, skuadra e Billy Donovan ka mundur të gjejë 2 fitore njëra pas tjetës, me të fundit të arritur në arenën e Detroit Pistons, 126-108.