“Top 3” mbrojtësit më të shtrenjtë

Sport

cil-euml-t-mund-t-euml-jen-euml-top-transferimet-e-vitit-2015 hd
Dikur, tendenca ishte për të shpenzuar miliona, vetëm që të siguroheshin sulmues që garantonin gola. Ja që tani duket se kohët po ndryshojnë, teksa po shpenzohen shifra astronomike edhe për të blerë mbrojtës. Në këtë merkato verore janë regjistruar disa lëvizje mbrojtësish, por asnjë prej tyre nuk figuronte në pesëshen e atyre më të paguar të gjithë historisë. U desh blerja e Otamendit nga City që të shkruhej sërish historia. Kështu tani ai mban vendin e 3-të nga ku spostoi Thiago Silva, që u transferua nga Milani te PSG për 42 milionë euro. Tani, argjentinai është shpenzimi i fundit i çmendur i sheikut Mansur të Manchester City. Për të marrë mbrojtësin më të mirë të La Ligës së vjetshme, iu paguan Valencias 45 milionë euro. Përveçse i fortë në mbrojtje, 27-vjeçari ka shënuar edhe 6 gola në sezonin e kaluar. Sidoqoftë, çmimi i tij duket vërtet i lartë.
Vendi i 2-të mbahet nga Rio Ferdinand, i cili në verën e 2002-shit, atëherë kur ishte 24-vjeçar, kaloi nga Leeds te Manchester Junaited për 46 milionë euro.. Sir Alex Ferguson ishte largpamës në lidhje me futbollistin anglez, i cili u bë një nga elementët kyç të “Djajve të Kuq”.
Në shkallën më të lartë të podiumit gjejmë një tjetër mbrojtës brazilian: Davi Luiz, të cilin PSG e pagoi vjet thuajse 50 milionë euro, duke e marrë nga Chelsea. Ato 42 milionë për T. Silvan nuk duket se mjaftuan dhe sheiku Al Khelaifi shpenzoi sërish, si për të riformuar qëndrën mbrojtëse të Selesaos me vlerën totale prej 90 milionë eurosh. Gjëra që vetëm sheikët mund t’ia lejojnë vetes.

 

Molgen Balena

Tring Sport