NBA/ Konferenca e Lindjes

Sport

Me sezonin e rregullt që po shkon në etapën e fundit të ndeshjeve, Brooklyn Nets ka pësuar humbjen e 3-të radhazi në Konferencën e Lindjes. Disfata më e freskët e skuadrës nga Neë York erdhi nga Denver Nuggets në shtëpi, 102-108. Skuadra e drejtuar nga Jacque Vaughn nuk po rikthehet dot në ekuilibër, teksa në këtë mënyrë rrezikon për të shkuar në vendet e mëposhtme të tabelës.

Një renditje më poshtë në klasifikim është Miami Heat, që pas humbjes me Chicago Bulls, ka reaguar menjëherë dhe është rikthyer tek fitorja, due mposhtur 112-100 skuadrën e Detroit Pistons në transfertë.

Ndërkohë, ndonëse me luhatje, Chicago Bulls po arrin të përshtatet në vendin e 10-të të tabelës, mjaftueshëm për të shkuar në play-off. Skuadra e Billy Donovan regjistron 4 fitore në 5 përballjet e fundit, teksa DeRozan dhe LaVine kanë tërhequr ekipin drejt këtyre rezultateve pozitive.

Sa I përket kreut të Konferencës së Lindjes, vendi I parë komandohet nga Milëaukee Bucks, që ndodhet atje prej disa javësh tashmë. Në 4 ndeshjet e fundit, Giannis Antetokuonmpo është rikthyer në aksion dhe gjatë kësaj kohe, ai e ka tërhequr skuadrën drejt 3 fitoreve, me më të freskëtën ndaj Toronto Raptors, 118-111.

Në vendin e dytë të Konferencës, klasifikohet, Philadelphia 76ers që për momentin, zotëron ecurinë më të mirë në të dyja Konferencat, me 8 fitore të njëpasnjëshme, me të fundit të arritur ndaj Indiana Pacers 141-121.