NBA, LeBron James turpëron Toronton, Cleveland kalon më tej

Sport

lebron james
Cleveland Cavaliers janë skuadra e parë finaliste e “Konferencës së Lindjes”, pasi fituan edhe ndeshjen e katërt të serisë ndaj Torontos. LeBron James dhe Kevin Love turpëruan skuadrën e Raptors me rezultatin 128-93, duke thyer pritshmëritë se kjo përballje do të ishte mjaft e luftuar, pasi gjatë sezonit të rregullt, Toronto ishte renditur e para në Lindje.  James ishte pranë realizimit të një “triple-double” me 29 pikë, 11 asiste dhe 8 zotërime të topit nën tabelë, kurse Love shënoi 23 pikë dhe fitoi 6 duele për topin nën tabelë.

lebron2

Tek Toronto, më i miri ishte lituanezi Valanciunas, që e mbylli takimin me 18 pikë të shënuara, ndërsa zhgënjeu krejtësisht në përballjet e serisë ndaj Cleveland, ylli i Raptors, DeMar DeRozan, që nuk ia doli dot të udhëhiqte më tej skuadrën e tij. Kështu në “Konferencën e Lindjes” pritet vetëm fituesi i serisë ndërmjet Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers. Për momentin seria udhëhiqet 3-1 nga Boston dhe një tjetër finale mes skuadrës nga Masaçusets dhe Cavaliers duket se do të serviret edhe këtë sezon të NBA.