NBA, Lojtarët më të kërkuar të momentit në basketbollin amerikan

Sport

LeBron James

Merkato e transferimeve në NBA këtë sezon pritet të jetë mjaft e përfolur. Afrimi i datës 1 korrik ka vënë në lëvizje shumë skuadra, ku emri i LeBron James mbetet ai më i qarkulluari. Ylli i Cleveland Cavaliers do të jetë në hapjen e merkatos një lojtar i lirë, dhe shumë skuadra janë gati të bëjnë çmendurira për të firmosur me “mbretin” James. Por ai nuk është i vetmi basketbollist që këtë verë i skadon kontrata me skuadrën aktuale.

paulnba
Paul George i Oklahoma City Thunder është gjithashtu një lojtar i shumëkërkuar. Me një mesatare prej 21.9 pikësh për ndeshje, ai di si të jetë lider në parket dhe jo më kot cilësohet si lojtari i dytë më i kërkuar, pas LeBron James. Chris Paul tashmë është 33 vjeç dhe e mendon me kujdes të ardhmen e tij. Rinovimi i tij me Houston Rockets nuk është i pamundur. Madje vetë ai ka deklaruar se nuk do të mendohet dy herë nëse tek teksanët vjen edhe LeBron James, për formuar një trio ëndrrash së bashku me James Harden.Nikola Jokiç është vetëm 23 vjeç, por me perfomancat e tij tek Denver Nuggets ka bërë për vete shumë fansa. Ai është një nga lojtarët më të fortë në fazën mbrojtëse, më një mesatare prej 10.7 zotërimesh të topit nën tabelë.

demarcus
I fundit në listë, por një nga lojtarët më të mirë të momentit. Bëhet fjalë për DeMarcus Cousins, që tashmë në moshën 27-vjeçare është gati të jetë lideri i çdo skuadre. Mesatarja e tij prej 25.2 pikësh për ndeshje dhe 12.9 zotërimesh të topit nën tabelë bën që të gjithë të mendojnë se ylli i New Orleans Pelicans në sezonin e fundit është gati për titullin kampion.