NBA RIKTHEHET ME SKUADRAT E ZAKONSHME QE KONFIRMOHEN

Sport

U rikthye ne parket NBA, disa ditë pas të shumëpriturës All Stars Game. Kampionët e Denverit fituan 130-110 ndaj Uashingtonit, një sfidë dominuar nga vendasit, ku u dallua c me një “triple double” (21 pikë, 19 kërcime, 15 asiste). Në këtë mënyrë, serbi u bë lojtari që i ka shënuar triple-double të gjitha skuadrave që marrin pjesë në elitën e basketbollit amerikan.

Fiton edhe Bostoni, që komandon renditjen e NBA-së në Konferencën e Lindjes. Ekipi i Seltiksit mposhti 129-112 Çikagon jashtë fushe. Uajt me 28 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën për skuadrën mike. Skuadra e Golden Stejtit, falë 32 pikëve të Stefen Kerrit, mundi 128-110 Los Anxhelos Lejkersin, ndeshje ku për miqtë mungoi Lebron Xhejms. Vijon sezoni pozitiv i Oklahoma SItit, që mundi 129-107 Los Anxhelos Klipers, sfidë ku u dallua Aleksander Shai me 31 pikë. Luka Donçiç realizoi 41 pikë në fitoren e Dallasit, që mundi 123-113 Feniksit, duke qenë lider në fushë. Skuadra kanadeze e Toronto-s mundi 121-93 Bruklinit, ndeshje ku u dallua Trent me 25 pikë, ndërsa Indiana Pejsers mundi 129-115 Detroit, me Halibartonit protagonist me 25 pikë.