Shearer nuk kursehet ndaj Pogba: Nuk është as për…

Sport

alan

Manchester United mbetet në qendër të kritikave, edhe pse është skuadra që ende nuk ka një humbje në arenën e Champions League. Ceshtja Pogba vazhdon të qendërojë në plan të parë, me grindjet e vazhdueshme që francezi ka me Mourinho. Mirëpo, i pakursyer në drejtim të mesfushorit francez ka qenë edhe një legjendë e futbollit anglez, si Alan Shearer. “Paul Pogba është blerja më e shtrenjtë në historinë e Manchester United. Por mendoj se pavarësisht u shpall kampion i botës me Francën, nuk do të kishte shërbyer as si pastrues i këpucëve për yjet e mëdhenj që kanë bërë historinë me ‘Djajtë e kuq'”, ka qenë deklarata e ashpër e bërë nga ish-sulmuesi i Newcastle dhe përfaqësueses së Anglisë. Gjithashtu, Shearer ka marrë pozicion edhe mbi situatën e vështirë që po kalon Manchester United.

paul pogba manchester united 2018 19 wmgqw4ch2bgp1t5500cfjym2v

“Sipas meje është një skuadër për turp. Eshtë e shëmtuar të shohësh futbollistët, që nuk luajnë për trajnerin Mourinhon. Të gjithë e dinë sesa të rëndësishme ishin ndeshjet e fundit për teknikun portugez, por askush nuk luajti për të. Unë ndihem vërtet me turp për ata. Kur luaja unë, dicka e tillë nuk ndodhte…”, ka vijuar Shearer. Duke folur për teknikun e Man.Utd, Shearer ka pranuar se “Mourinho nuk ka qenë efikas në këtë periudhë, por gjithsesi mbetet një trajner i madh. Nuk është vetëm faji i tij, edhe të tjerët – duke nisur nga lojtarët – duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta. Klubi dhe trajneri duhet të kenë fuqi, ndërsa tek Manchesteri, fuqinë e kanë lojtarët”, ka përfunduar ish-sulmuëesi i Newcastle.