Ndërron jetë futbollisti i njohur, pas betejës së gjatë me sëmundjen…

Sport

rip
Ditën e sotme është ndarë nga jeta legjenda e “Tottenham”-it, Alan Gilzean. Pas një beteje të gjatë me tumorin në tru ai humbi jetën në moshën 79-vjeçare. Gilzean është një futbollist i njohur në të gjithë botën, i cili ka një karrierë 10-vjeçare në klubin e “Tottenham”-it dhe njihet si një ndër kontribuesit e klubit që fitoi ligën skoceze në vitet 60’-të.

alan

Gjithashtu ai ka arritur edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Europës. Gilzean kaloi 10 vite në Londrën e Veriut dhe më pas dha dorëheqjen nga futbolli pas humbjes së “Tottenham” në finale e Uefa Cup në Feyenoord.

alan2