“Ne do japim maksimumin për të marrë pikët e plota.”; Luis Castro, trajneri I Shakhtarit

Sport

“Vijmë nga një rrugë e vështirë, ndaj duhet të performojmë në nivelin tonë më të mirë. Nëse luajmë një ndeshje positive, nuk do jem aspak I kënaqur me një barazim, por nëse barazimi është rezultati I drejtë, atëherë do e pranoj. Në fakt, të marrësh një pikë ndaj Monchengladbach nuk është keq, por ne do japim maksimumin për të marrë pikët e plota. Është e dhimbshme të mundesh 6-0 në ndeshjen e parë në shtëpi dhe kjo është diçka që nuk harrohet lehtë. Gjithsesi, ne tashmë e kemi marrë mësimin dhe kjo nuk do ndikojë aspak mbrëmjen e sotme. Ndodhemi në një grup shumë të vështirë dhe për të kaluar në raundin me eliminim, atëherë duhet të mposhtim Interin dhe Real Madridin”.