Chelsea fillon të shohë dritë në fund të tunelit

Sport

Veçanërisht janë tifozët e Bluve të Londrës ata të cilët tashmë kanë sërish mundësinë për të ndjekur skuadrën e tyre nga shkallët e stadiumit.

Disa ditë më parë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ngriu të gjitha asetet e presidentit të klubit, Roman Abramoviç, si pasojë e sulmit të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe shitjen e biletave. Megjithatë, është po qeveria britanike ajo që ka vendosur të bëjë një hap pas, duke e lejuar Chelsean që të shesë bileta sa i përket ndeshjeve në Kupë dhe në Champions League, por jo në Premier League.

Kjo do të thotë se për fazën çerekfinale të Champions League ndaj Real Madrid dhe po ashtu në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Crystal Palace, Chelsea ka mundësinë që të shesë bileta, pavarësisht se të ardhurat nuk mund t’i arkëtojë dot vetë.

Shuma që do të grumbullohet për ndeshjet në transfertë, do të shkojë për të zotët e shtëpisë, ndërsa sasia e grumbulluar për ndeshjet në shtëpi, do arkëtohet nga organizatoërt e Premier League.