Sarri nuk nënvlerëson Lokomotivën, Ronaldo “harron” rekordet

Sport

Maurizio Sarri, trajneri i Juventus:

“Luajmë kundër një skuadre të fortë. Të gjithë e nënvlerësojnë Lokomotivën, por gabojnë rëndë. Ata po bëjën një sezon shumë të mirë dhe janë në një nivel shumë të lartë se ajo që prisnim të gjithë. Fizikisht janë shumë të fortë dhe kjo mund të na hapë probleme. I kemi analizuar me kujdes pikat e tyre të forta, të cilat duhet t’i mbajmë të neutralizuara që nga fillimi i ndeshjes. Aktualisht skuadra jonë krijon më shumë raste, por nuk jemi të vendosur tek zona kundërshtare. Duhet t’i shfrytëzojmë më mirë rastet tona, duhet të jemi cinikë dhe të mos e lëmë ndeshjen në diskutim, pasi në fund do të hasim vështirësi të mëdha. Në këtë ndeshje do të kemi disa mungesa, por në skuadër kemi shumë lojtarë cilësorë që na japin mundësi zgjedhjesh të ndryshme. Na duhet të gjejmë balancat e duhura mes linjës së mbrojtjes dhe sulmit, pasi në takimet e kaluara kemi hasur disa probleme. Jemi me fat që kemi një lojtar si Cristiano Ronaldo. Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Është lloji i lojtarit që di se si të jetë vendimtar për ekipin e tij.”

Cristiano Ronaldo, sulmues i Juventus:

“Skuadra duket e vendosur. Të gjithë kanë besim për vazhdimin e këtij rrugëtimi. Kemi luajtur shumë mirë me topin, e qarkullojmë më mirë se më parë. Skuadra ka ndryshuar për mirë dhe jemi përmirësuar javë pas jave. Çdo vit kemi sfida të reja për të arritur tek trofetë që dëshirojmë. arritjet kolektive janë shumë më të rëndësishme se sa ato individuale. Madje këto të fundit vijnë vetëm pasi skuadra ka bërë një punë të mirë. Këtë sezon jemi më të përqëndruar tek sulmi. Po përdorim një sistem të cilin unë e pëlqej shumë. Jam vërtet i lumtur me atë që po bën skuadra. Kam kaluar shifrën e 700 golave dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Por e përsëris se vëmendja ime është vetëm tek skuadra. Dua që të ndihmoj ekipin të