Nga Lewandovski te Donnaruma… blic merkatoje

Sport

lewand
Manchester United ka shprehur interes për polakun Robert Lewandowski. Eshtë gazeta “The Indipendent” që raporton se sulmuesi i Bajernit ka marrë një ofertë tunduese nga Premier League. Prej kohësh, LeWa e ka shprehur dëshirën të largohet nga Bayerni dhe kërkon një aventurë të re. Por të interesuar për të kanë qenë edhe Real Madridi dhe Chelsea. Gjithsesi, Bayerni ka këmbëngulur duke theksuar që Leëandoëski është i pashitshëm. Gjithashtu. Junaited gjendet edhe në gjurmët e Tobi Alderuarild, mbrojtësit belg që ishte një nga më të dalluarit gjatë Botërorit në Rusi. Alderuairld është me pushime, por Junaited dëshiron të arrij një marrëveshje para se futbollisti të kthehet në stërvitje me Totenham, që rrezikon ta humbasë me parametër zero, përderisa lojtari s’ka dashur të rinovojë kontratën .

donnarumma
Ndërkaq, Chelsea është gati të nisë një ofertë për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma. Pas humbjes së mundësisë për portierin e Romës, Alisson Becker, drejtuesit londinezë janë gati të përqendrohen tek italiani. Ai mund të largohet nga kuqezinjtë, që po përballen me rrezikun e shitjes së yjeve për të përmbushur parametrat financiare të UEFA-s. Kështu, trajneri i bluve, Maurizio Sarri do të ishte i lumtur të nënshkruante me portierin italian, për të cilin Milan kërkon 60-70 milionë euro. Nga Gjermania vjen lajmi se mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara do ta donte kthimin tek Barcelona. Spanjolli mund të largohet nga “Allianz Arena” gjatë kësaj merkatoje dhe preferon që të kthehet në “Camp Nou”, pavarësisht se flitet se edhe Mourinho kërkon shërbimet e tij. Thiago u largua nga Barcelona për të luajtur nën urdhrat e Pep Guardiola te Bayern në vitin 2013. Mirëpo tani nuk duket se shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës bavareze, që do të drejtohet nga trajneri i ri Niko Kovaç.