Novak Djokoviç triumfon në Wimbledon, tenisti shfaqet dominues në Angli

Sport

Wimbledoni njeh vetëm një mbret dhe ai quhet Novak Djokoviç. Tenisti serb ka triumfuar në çmimin e madh të Anglisë, duke mposhtur në finale Nico Kyrgios me rezultatin 3-1. Australiani e nisi mirë, duke fituar setin e parë me rezultatin 6-4, e duke i dhënë një sinjal kundërshtarit se dy fitoret e mëparshme ndaj tij nuk ishin një rastësi.

Mirëpo, nga ana tjetër, Djokoviç, arriti ta administronte në mënyrë perfekte situatën, duke vërtetuar se të fitosh ndaj tij është një mission jashtë mase i vështirë. Që pas setit të parë, gjithçka foli për serbin, I cili fitoi 3 sete radhazi, 6-3, 6-4, 7-6, duke konfirmuar edhe një herë tjetër forcën e tij.

Ky ishte suksesi I 7-të I Djokoviç në Ëimbledon dhe i 4-ti radhazi për të. Një histori të tillë, ai ka arritur ta ndërtojë, duke luajtur një total prej vetëm 8 fionalesh, nga të cilat është mposhtur vetëm një herë.

Ky ishte trofeu I parë madhor I vitit për Djokoviç, i cili në fillim u përjashtua nga Australia Open për shkak të situatës së vaksinimit. Më pas, u mposht nga Nadal në çerekfinalet e French Open. Në këtë mënyrë, 35 vjeçari ngjitet në kuotën e 21 titujve Grand Slam të fituar në karrierë, duke lënë pas Roger Federer me 20. Përpara tij qëndron vetëm Rafael Nadaj me 22.