Ofertë marramendëse e Chelseat për Ramosin

Sport

rgw.jpg

Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea është i gatshëm të bëjë një ofertë të ‘çmendur’, për mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos.

Trajneri i ri i Chelseat në sezonin 2016/17 do të jetë italiani Antonio Conte dhe si duket ai tani ka ndarë mendjen për lojtarët që i do.

E përditshmja angleze ‘The Sun’, ka publikuar dëshirën e parë të Contes, dëshirë që mbanë emrin Sergio Ramos.

Kapiteni i Real Madridit është shprehur se është i lumtur në ‘Santiago Bernabeu’, mirëpo vështirë se ‘Mbretërit’, do t’i rezistojnë kësaj oferte.

Sipas ‘The Sun’, Chelsea është duke bërë gati 80 milionë euro për transferimin e Ramosit në ‘Stamford Bridge’.

Mbetet të shohim në verë nëse Real Madrid dhe Ramos do të pranojnë një ofertë kaq të lartë. /Telegrafi/