Origi: Ibra?! Ndër më të mirët në histori

Sport

Divock Origi është përforcimi më i fundit për sulmin e Milanit. Lojtari i ardhur me parametër 0 nga Liverpooli po rikuperohet nga një dëmtim dhe dëshiron të jetë gati për fillimin e sezonit. “Po bëj çmos që të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në një intervistë për Dazn. “Punoj fort cdo ditë  me synimin për të qenë gati për javën e parë të kampionatit. Po përgatitem fizikisht dhe mendërisht për t’u kthyer sa më shpejt. Në moshën 27-vjeçare jam në kulmin e karrierës. Mendoj se kam fituar përvojën e duhur. Kam përjetuar shumë eksperienca dhe kam fituar trofe. Jam mirënjohës për këtë mundësi. Unë jam i uritur, dua të rritem dhe të përmirësohem. Ndihem sikur kam ardhur në një klub shumë ambicioz që dëshiron të fitojë si unë. – u shpreh sulmuesi belg

Origi shënoi në “San Siro” kundër Milanit në Champions League sezonin e kaluar, një gol që  i zbriti kuqezinjtë në fund të renditjes nw grup. “Ky është një klub me një histori të madhe, e kam ndjerë kur luajta këtu si kundërshtar. Ishte një atmosferë e bukur në stadium. Tifozët e të gjithw brezave përjetonin të njëjtat ndjenja si futbollistwt. Të gjitha këto janë gjëra që të ndihmojnë për të fituar ndeshje dhe tituj. Këtu ekzistojnw të gjitha premisat për të krijuar diçka të bukur.”-deklaroi ish lojtari i LIverpoolit që ishte një pikë kyce në Champinos Leaguen e fituar nga “të kuqtë” në 2019-ën.

Te kuqezinjtë ai  do të gjejë në të njëjtin repart Ibrahimovicin por edhe Olvier Giroud: “Për të fituar kampionatin duhet të kesh alternative të vlefshme dhe ne kemi një grup shumë të fortë. Giroud është një lojtar i jashtëzakonshëm, po flasim për një kampion unik dhe me klas. Jam shumë i lumtur që jam këtu me të dhe me Zlatanin, i cili është një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Ibra është një shembull që me mentalitetin dhe qëndrueshmërinë e duhur mund të vazhdosh përgjithmonë. Ai do të mbahet mend për një kohë të gjatë dhe për shumë breza”.- theksoi Divock Origi i cili nuk i kurseu vlerësimet edhe për shokun e skuadrës tek përfaqësuesja belge por tashmë rival me klube, Romelu Lukaun. Origi ka qënë shpesh herë i penguar nga dëmtimet në karrierën e tij, e megjithatë deri më tani si profesionist ka realizuar gjithsej 68 gola.