Pak Shqipëri në ceremoninë e finales së Champions League

Sport

ucluclcuclcucl

Finalja e Champions League cilësohet padyshim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në mbarë botën. Por këtë radhë do të ketë edhe pak Shqipëri në aktin përmbyllës të atij që konsiderohet si turneu më prestigjoz i futbollit evropian… Kur adhuruesit e sportit më të dashur në botë do të jenë duke pritur të fillojë ndeshja midis Liverpool dhe Real Madridit, do të kenë mundësi të shijojnë edhe performancën e Dua Lipas. Ajo është një yll i muzikës në rang ndërkombëtar, por që dihet se ka origjinë shqiptare.

dua j
Ceremonia e hapjes së Champions-it nga këngëtarja është zbuluar përmes një spoti promovues, ku Dua shfaqet vetëm si siluetë, teksa në sfond dëgjohet kënga e saj, “Neë Rules”. Miliarda njerëz, të cilët kanë nisur të numërojnë ditët deri në finalen e madhe Liverpool-Real Madrid në Kiev të Ukrainës, do të kenë rastin të shohin fillimisht performancën e këngëtares shqiptare, e cila është ndër më të dëgjuarat e momentit në botë.