Perez do Hazardin te Reali, Ronaldo mund te jetë në largim

Sport

largea 1308827-28169664-1600-9001445933208
Eden Hazard nuk po kalon një moment të mirë me Chelsea-in, dhe sidomos me Mourinhon. Prej kohësh po përflitet për një transferim të tij dhe së fundmi thuhet se Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e ka vënë në krye të lsitës së transferimeve. Sipas revistës spanjolle, El Mundo Deportivo presidenti madridlen thuhet se është i vetëdijshëm për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos gjatë vitit të ardhshëm dhe për këtë dëshiron që portugezin ta zëvendësojë me belgun e “Bluve të Londrës”.
Situata duket e përshtatshme pasi marrëdhënia e 24-vjecarit Hazard me trajnerin e tij, Jose Mourinho tashmë është në krisje. Hazard këtë sezon nuk ka shënuar ende një gol teksa pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga stoli. Forma e dobët e skuadrës dhe sidomos kjo gjendje me Mourinhon, mund të diktojë që ai të kërkojë eksperienca të reja. Duke parë këtë atmosferë, nga Reali duket se do të veprohet me ngut, pasi thuhet se Perez ka diskutuar me stafin dhe u ka dhënë dritën e gjelbërt për të filluar procedurat e transferimit Hazardit. Ndërkohë, ky transferim i mundshëm sinjalizon se spekulimet në lidhje me Cristiano Ronaldon mund të jenë të vërteta, portugezi mund të jetë realisht në largim e sipër drejt frarncezëve të PSG-së.