“Pogba s’mund të jetë Messi i United”

Sport

svvsvsv

Legjenda e Mancehster United, Paul Scholes nuk ngurron t’i japë disa këshilla mesfushorit Paul Pogba, që është transferuar këtë sezon te United.

“Pogba është duke u përpjekur të bëjë shumë me topin. Ai është duke u përpjekur për të dribluar njëri pas tjetrit tre ose katër lojtarë. Po e tepron me mbajtjen e topit.

Kjo nuk është gjëja, për të cilin e ka blerë Manchester United. Pogba nuk është Messi, që të driblojë pesë lojtarë dhe në fund ta dërgojë topin në një qoshe të portës kundërshtare.

Manchester United e ka blerë atë si një lojtar të fuqishëm, të fortë në mesfushë, që mund ta shpërndajë topin, jo ta mbajë për vete. Nëse ai luan vetëm me një apo dy prekje të topit, do të jetë i vlefshëm për skuadrën.”