Precedentët me Turqinë, ja kur Shqipëria ka fituar në transfertë!

Sport

Deri tani, Turqia dhe Shqipëria janë ndeshur 11 herë me njëra-tjetrën, prej të cilave 4 kanë qenë përballje miqësore. Përkratësisht, 5 suksese i takojnë turqve, ndërsa përfaqësuesja shqiptare ka 1 më pak. Pa harruar edhe 2 barazimet e fiksuara të dyja në Tiranë. Golaverazhi i këtyre 11 precedentëve thotë se 16 herë kanë shënuar turqit dhe 14 shqiptarët.


Ndër të tjera, skudra e drejtuar nga Senol Gunes ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e grupit H të fazës eleminatore të këtij Evropiani. Sa i takon sfidave në shtëpi, Cahlanoglu me shokë nuk kanë humbur asnjëherë përgjatë 2019 dhe i kanë të gjitha fitore. Kurse shqiptarët janë në lojë për Evropianin e dytë radhazi, pas atij debutues në Euro 2016.
Fitorja e fundit e kuqezinjve në tokën turke është ajo e fiksuar në miqësoren e 13 nëntorit 2017, kur përfaqësuesja jonë drejtohej ende nga Christian Panucci dhe golat e Sadikut, Memushajt e Grezdës siguronin fitoren 3-2. Suksese të tjera në Turqi, po me raste miqësoresh, kemi arritur edhe në 1998-n (1-4) dhe 2001-shin (0-2). Ndërkohë që fitorja fitorja e vetme e Shqipërisë në një ndeshje zyrtare daton në vitin 1971, kur fitonim 3-0 në shtëpi me rastin e një kualifikueseje Evropiani. Po këtë të premte, ora 20:45 në Stamboll, a do të mund të përsërisim të njëjtën gjë që bëmë para 48 vjetësh?