Volejboll, debutim bindës në Champions për Partizanin e femrave

Sport

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra debutoi të mërkurën me një fitore bindëse në Ligën e Kampioneve duke hedhur një hap drejt kualifikimit të mëtejshëm në turne. Kampionia në fuqi e Shqipërisë riktheu pas 7 vjetësh një ekip shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke u bërë e para skuadër e femrave që merr pjesë në CEV Champions League. Teksa ia doli që të triumfonte përballë boshnjakeve të ZOK Bimal-Jedinstvo BRÇKO me rezultatin 3-1.

Vzjat e drejtuara nga turku Nejat Sançak, e humbi setin e parë me shifrat 25-15, por gjeti forca më pas që të kthente plotësisht fatin e ndeshjes duke fituar setet me radhë: 25-22 të dytin, 25-20 të tretin dhe 25-20 edhe të katërtin që i dha fitoren e rëndësishme 3-1. Tashmë ka hedhur një hap drejt kualifikimit të mëtejshëm të cilin duhet ta sigurojë më 16 tetor, në takimin e kthimit në fushën kundërshtare.

Për të përgatitur sa më mirë pjesëmarrjen në këtë turne ndërkombëtar, Partizani është përforcuar me lojtare të huaja, pasi ka firmosur me Romana Hudeçova (Sllovaki), Jeliz Basha (Turqi), Kajli Mans (SHBA) dhe Benita Mukandajisenga (Ruanda). Kështu, Partizani shpreson që të arrijë të kalojë këtë tur dhe të bëjë një paraqitje dinjitoze në fazën në grupe të turneut prestigjioz europian, përtej konfirmimit si superfuqi në volejbollin e femrave në Shqipëri