PSG, Tuchel shtang tifozët me transferimin e Eric Maxim, që e konsideron zëvendësues të Cavanit

Sport

tuchel transf

Quhet Eric Maxim Choupo-Moting dhe e vetmja cilësi që ka për t’u bërë lojtar i PSG, është se ka lindur në Hamburg, pra di gjermanisht dhe në të kaluarën ka luajtur për Mainzin. Me këtë ironi e kanë raportuar mediat angleze faktin se Tomas Tuchel ka kërkuar të transferojë sulmuesin 29-vjecar të Stoke City-it në Paris. Vetë trajneri gjerman u tregua i hapur në konferencën për shtyp duke thënë se “tashmë ishte vonë për një merkato më të fortë për Parisin dhe se për këtë po bënte maksimumin që jo vetëm të afronte sulmuesin e Stoke City-it, por edhe lojtarin e Bayernit Juan Bernat.

maxim

Ndryshe nga vitet e kaluara kjo verë ka qenë totalisht dëshpëruese për PSG. Përvec Gianluigi Buffonit, asnjë emër i madh nuk u prezantua. Si duket afrimet e Neymar dhe Kylian Mbappe sezonin që shkoi, kërkojnë që PSG të kryejë disa lëvizje në bilance në mënyrë që të justifikojë gjithcka. Kujtojmë se ende mbetet në diskutim cështja e thyerjes së rregullave të Fair Play-it financiar, cështje që nga UEFA është theksuar se do të shqyrtohet me kujdes dhe një vendim për të do të jepet brenda këtij sezoni. Por shtypi ndërkohë është marrë shumë me Eric Maxim. Tuchel e konsideron si zëvendësues të Cavanit, ndërkohë sezonin që shkoi Maxim realizoi vetëm 5 gola në 32 ndeshje.

cavanini