Real-Atletico, lexoni deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

wewq

Zinedine Zidane, trajneri i Realit të Madridit: S’jemi favoritët. Përballja është 50 me 50. Do japim gjithçka për të fituar dhe këtë do ta bëjmë pa e menduar ndeshjen e kthimit. Jam i përqendruar vetëm te kjo ndeshje, te asgjë tjetër, as te përballja e së shtunës dhe as te finalja e Cardiffit. Atletico ka qenë shumë mirë këto katër apo pesë vitet e fundit dhe ata sa vijnë dhe po bëhen edhe më të mirë. Gjithmonë na kanë shkaktuar telashe. Forca e tyre është se s’dorëzohen kurrë. Ata luftojnë dhe i përdorin mirë të gjitha cilësitë që kan, por ne kemi gjithashtu cilëstë tona. E njohim njëri-tjetrin mire dhe për këtë do provojmë diçka ndryshe.

Dani Carvajal, mbrojtës i Realit të Madridit: Kam pasur mundësinë të luajë në 15 derbi deri më tani, dhe të gjitha kanë qenë speciale. Kjo përballje ka rivalitet të madh në qytetin tonë, por kjo e radhës është ndryshe, më shumë se një derbi, pasi është njëkohësisht edhe gjysmë-finalja e Champions League-ës. Mendoj se vetëm ky fakt mjafton për të na motivuar aq sa të hidhemi në fushë e t’i mundim sërish fqinjët tanë.

Diego Simeone, trajner i Atleticos: Ajo që Zidane ka bërë që kur e mori skuadrën është spektakolare. Ka arritur t’i balancojë emocionet në dhomat e zhveshjes dhe të korrë të njëjtin sukses në nivelet e larta. S’e parashikoj dot rezultatin e ndeshjes, por shpresoj të jetë një përballje me rezultat të ngushtë dhe ku ne të përfitojmë nga hapësirat që ata lënë zakonisht prapa. Do hedh në fushë një skuadër që do të japë maksimumin ashtu sikurse çdo tifoz i Atleticos e kërkon. Fakti që kemi mungesa është problem, pasi në rolin e krahut të djathtë s’luan njeri tjetër. Por për mua futbolli është një lojë skuadre. Mund të jesh edhe pa një lojtar, por skuadra të të mbajë të njëjtin nivel shumë mirë.

Gabi, mesfushor i Atleticos: Na duhet t’i kontrollojmë emocionet. Për mua, ideja se mund të luajmë një tjetër finale më emocionon pa masë, por për të qenë atje, duhet t’i përmbajmë dhe t’i kontrollojmë emocionet, kjo në mënyrë që të luajmë mirë dhe të mundohemi ta mundim Realin. Në të tilla përballje, detajet e vogla janë gjithmonë të rëndësishme.