Real Madrid, Zidane thotë se tashmë objektiv janë Copa del Rey dhe Champions League-a

Sport

zdeniZinedine Zidane

“Jemi në lojë edhe për dy tituj” ky ka qenë mesazhi i Zinedine Zidane pas humbjes që Reali i Madridit pësoi nga Villarreali në Santiago Bernabeu gjatë fundjavës duke i lënë kampionët në fuqi 19 pikë prapa Barcelonës në vendin e katërt. Trajneri francez, i cili gjithashtu po vuan një presion të lartë mediatik, ka dalë në mbrojtje të skuadrës duke theksuar me optimizëm se gjërat mund të ndryshojnë. 45-vjecari, i cili spekulohet se mund të drejtojë Juventusin vitin e ardhshëm, ka thënë se kjo skuadër s’e meriton sulmin që po i bëhet aktualisht pasi sipas tij lojës i mungon vetëm goli. Në fakt kundër Villarrealit Los Blancos krijuan 29 raste, por nuk finalizuan asnjë prej tyre. Pas bilancit të gjysmës së sezonit në La Liga, në Madrid fokusi ka ndryshuar, tashmë objektivët janë dy, Copa del Rey dhe Champions-League-a. Fokusi sipas Zidane do të jetë këtu dhe gjërat pritet të ndryshojnë që në Copa del Rey kur testi i parë është kundër një skuadre si Leganes. Sipas gazetës AS rotacioni do të vazhdojë, por jo në mënyrë rrënjësore sikurse qenë parë kundër Fuenlabradas dhe Numancias. Kupa e Spanjës dhe po kështu ndeshjet e radhës në La Liga do të shërbejnë për të rigjetur formën e lojtarëve kryesor, kjo në prag të super-sfidës me PSG në cerek-finalet e UEFA Champions League.