Juventus bën gati 3 emra si kandidate për zëvendësues të Marchisios

Sport

Claudio Marchisios

Juventusi ka nisur përpjekjet për të gjetur pasardhësin e Claudio Marchisios. Drejtuesit e bardhezinjve kanë nisur tashmë punën për të siguruar një lojtar me potencial në rritje gati për ta transferuar sezonin e ardhshëm. Sipas shtypit italian dyshja Paratici-Marotta ka një listë me tre emra, që të tre produkte të futbollit italian dhe 20-21-vjecar. Projekti është i qartë, një mesfushë e re për sezonin e ardhshëm, ku pritet të vijë edhe Emre Can nga Liverpooli, që sapo ka mbushur 24-vjec. Në listën e Juventusit janë Nicolo Barella, 20-vjec, i Cagliarit, i cili këtë sezon ka shënuar 2 gola duke diskutuar 19 ndeshje. Barella, cilësohet një talent me të ardhme. Ai ka mundur të kalojë gjithë grup-moshat e kombëtares Italiane, duke qenë prezent që 15-vjeç, ndërsa aktualisht i mungon vetëm përfaqësuesja A. Tjetër emër është ai i Bryan Cristantes, 22-vjeç dhe që aktualisht luan me Atalantan në huazim nga Benfica. Portugezët shpenzuan 5 milionë euro 4 vite më parë për t’ia marrë Milanit ndërkohë që këtë sezon me bergamaskët, ai ka shënuar plot 9 gola në 25 ndeshje dhe shërbimet e tij vlerësohen më tepër se 20 milionë. I njëjti diskutim bëhet edhe për Lorenzo Pellegrinin. 21-vjecari i Romës ka shënuar 3 gola në sezonin e parë të rikthimit në Olimpico, nga ku u soll për 11 milionë euro prej Sassuolos. Me këto emra Juventusi i ka planet e qarta, të investojë për të ardhmen, por ende nuk është e qartë se sa është shuma që bardhezinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë, dhe kjo duket se mbetet për tu parë, pasi planet janë për sezonin e ardhshëm.