Rëndësia e Champions League dhe privelegjet e elitës për skuadrën e…

Sport

 UEFA Champions League
Inter ka gjetur formën më të mirë të saj, ku ka arritur të fitojë 6 ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A dhe Champiosn League. Por ajo që ka më shumë rëndësi për drejtuesit zikaltër janë fitimet në arkat e klubit. Rikthimi në elitën e skuadrave evropiane kanë dhënë efektet e saj tek Inter, që në muajin e fundit ka arritur të arkëtojë rreth 54 milionë euro. 44.3 milionë do të kalojnë nga Champions, ndërsa 10 milionë të tjera vijnë nga biletat e sfidave të luajtrua në ‘San Siro’. Shifra të rëndësishme që lejojnë drejtuesit të menaxhojnë më të qetë të ardhmen e klubit dhe të ndërmarrin hapa konkretë në merkato.

inter

Një tjetër tregues i qartë për këto fitime të zikaltërve është edhe fakti se biletat e dy ndeshjeve të radhës në ‘San Siro’ ndaj Milanit në derbi dhe Barcelonës në Champions League, janë të gjitha të shitura prej kohësh. Shifra e fitimeve të këtij fillim sezoni për Inter mbulon thuajse 20% të shumës së akumuluar nga klubi gjatë gjithë sezonit të kaluar. Ndaj, me këto ritme, Inter mund të ketë potencialin që në verën e ardhshme, jo vetëm t’i ofrojë kapitenit Icardi një pagë më të lartë, por edhe të sjellë në skuadër edhe lojtarë të tjerë të nivelit botëror.