Hazal Filiz Kuçukkose i përgjigjet akuzave për operacione plastike!

Dashuri e pafund

hazali

Aktorja e serialit “Dashuri e pafund” është komentuar shpesh së fundmi nëpër portale, për ndërhyrje të ndryshme estetike. Sipas komentuesve, fytyra e saj nuk ishte në proporcionet e duhura dhe për këtë arsye, aktorja është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale. 30 vjeçarja, i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime, madje duke dhënë “provat” më të mira që mund të mendonit rreth kësaj çështjeje.

43607073 1068100333395363 2471126252845531136 n

Ajo ka publikuar një foto me motrën e saj binjake, për të treguar se është natyrale dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim. Kjo gjë mund të vihet re fare mirë, pasi Hazal dhe e motra vazhdojnë të duken si dy pika uji, gjë e cila nuk do ishte kështu nëse ajo do kishte kryer ndërhyrje. Gjithashtu, aktorja ka publikuar dhe një foto pranë djalit të saj, të shoqëruar me nënshkrimin: “Djali im është prova ime më e madhe. Ne dukemi praktikisht njësoj, jeni të lirë t’i bëni krahasimet vetë.”