Roma barazon me vështirësi, Di Francesco tërbohet me të tijët pas pjesës së parë

Sport

roma atal
Gjashtë gola dhe një mori rastesh të humbura, kjo ishte karakteristika kryesore e përballjes së të hënës Roma-Atalanta e mbyllur barazim 3-3. Në Olimpico ishte Javier Pastore ai që zhbllokoi shifrat që në minutat e para me një gol me thembër. Por kur u duk se do të ishte një ndeshje e lehtë prë verdhekuqtë, hijet e një skuadre me probleme u shfaqën në mbrojtje ku Manolas vuajti jashtë mase shpejtësinë e Zapatas në krahun e majtë. Pikërisht prej këtij krahu rrodhën dy gola të shpejtë nga ana e bergamaskëve. Castagne dhe Rigoni realizuan në minutat e 19 dhe 22. Roma u mundua të reagojë, por mesfusha nuk lidhej aspak me sulmin dhe në të 38-ën erdhi edhe goli i tretë me autoriësi të njëjtë, Rigonin. 3-1 për Atalantën dhe Di Francesco ishte tejmase i xhindosur.

di

Eksperimenti i tij me Cristanten dhe Pellegrinin nga minuta e parë dështoi dhe për këtë ndryshoi fillë në pjesën e dytë duke hedhur në fushë N’Zonzin dhe Justin Kluivertin. Loja u shfaq me ritëm tjetër. Roma provoi më tepër dhe Alessandro Florenzi ngushtoi shifrat pas një këmbëngulje tipike të tijën. Ishte minuta e 60-të cka nxiti më shumë verdhekuqtë për të provuar barazimin. Barazim që erdhi rreth 20 minuta më vonë nga Manolas. Ky i fundit ndreqi gabimet e pjesës së parë duke vulosur golin e 3-3-shit. Pas takimit Di Francesco nuk i kurseu kritikat teksa tha se në pjesën e parë nëse do të kishte mundur do të kishte kryer jo 3 por 8 zëvendësime. Pas këtij barazimi Roma dhe Atalanta shoqërojnë njëra-tjetrën në vendin e 4 dhe 5 të Serie-A-së, që komandohet nga treshja Juve-Napoli-Spal, të vetmet me 6 pikë.