XHIXHA ME NE FUND GODET NE SHENJE ME QARABAG

Sport

Më në fund, Redon Xhixha ka gjtur golin për herë të parë në Azerbajxhan, në sfidën që Qarabagu i tij fitoi 0-6 me Sumkajit në transfertë për javën e 27-të të kampionatit azer. Në këtë duel shënoi edhe sulmuesi shqiptar që vetëm pak javë më parë iu bashkua 7 herë kampionëve vendës, duke lënë Tiranën. I aktivuzuar gjatë 20 minutave të fundit të takimit si zëvendësues, Xhixha la shenjën e tij në të 87-tën.  Pas një sulmi nga e majta për miqtë, ish-sulmuesi bardheblu devijoi topin drejt rrjetës. Fillimisht u konsiderua në pozicion të parregullt nga gjyqtari i takimit, por pas rishikimit në sallin e VAR-it, goli i tij u quajt si i vlefshëm. Xhxha e filloi takimin nga stoli, për t’u hedhur në fushë vetëm në të 68 minutë, duke fiksuar shifrat 0-6. Kështu që mund të thuhet se vetëm 19 minuta i janë dashur atij për të shënuar golin e parë me fanellën e Qarabag, pas 8 ndeshjeve të luajtura teksa numëron edhe një asis të shërbyer. Kjo fitore e thellë i konsolidon pozitat e Qarabag në kampionatin azeirbaxhanas duke shkuar në koutën e 71 pikëve në komandën e renditjes.

Në planin personal duket se Xhixha është në formën optimale dhe është përshtatur mirë me ekipin e ri dhe mbetet të shihet nëse pas këtij goli, do të marrë thirrjen e trajnerit e Kombëtares, Sylvinho, për sfidën që Shqipëria luan në 27 mars me Poloninë në transfertë, me rastin e kualifikueseve të Evropianit 2024.