Barcelona turpërohet nga PSG, me një këmbë jashtë Champions League

Sport

barca

Barcelona ka përjetuar dje një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e saj në Ligën e Kampionëve. Katalanasit u turpëruan 4-0 nga PSG-ja në përballjen e vajtjes për fazën e 1/8-ve.

Dueli në “Parc de Princes” nuk pati histori, me vendasit që dominuan gjerë e gjatë përballë spanjollëve që ishin larg shkëlqimit të zakonshëm.

Angel Di Maria ishte ylli i mbrëmjes me dy gola spektakolare në minutat 18’ dhe 55’, ndërsa “pokerin” e plotësuan Draksler pesë minuta para pushimit dhe Kavani në të 72-in.

Me këtë triumf francezët udhëtojnë të qetë drejt Katalonjës në takimin e kthimit pas tri javësh, ndërsa për ekipin e Luis Enrikes misioni duket i pamundur.

Nata e mbrëmshme ka qenë akoma më e veçantë për dyshen shkatërruese të ekipit francez, Di Maria dhe Cavani të cilën kanë festuar ditëlindjen në dhomat e zhveshjes pas fitores së madhe.

Burimi: Opinion.al