Romagnoli te Milani, “Dua numrin 13-ën e Nestës”

Sport

romagnoli-jo-te-milani-po-te-juve hd
Alessio Romagnoli është lojtari më i ri i Milanit. Qendërmbrojtësi 20-vjecar ka zbarkuar më në fund në Milano, ku është pritur nga qindra titfozë kuq-e-zi. Në deklaratat e para të bëra për mediat, italiani ka shprehur dëshirën që të ketë fanellën me numrin 13-të, të ish-qendërmbrojtësit Alessandro Nesta, duke treguar menjëherë synimet e tij për t’u kthyer në një pikë referimi për skuadrën. Por deklarata ka lënë disi shijen e hidhur për tifozët roman pasi Nesta njihet për lidhjet e forta me Lazion, si ish-kapiten i saj dhe deklarata është parë si një tradhti ndaj ngjyrave të skuadrës.
Përtej kësaj, klubi kryeqytetas ka pranuar ofertën prej 25 milionë eurosh të Milanit, para që dy Drejtorët Sportiv të klubeve, Adriano Galliani dhe Walter Sabatini, kanë rënë dakord që të paguhen me këste prej 5 milionësh në vit. Pra pagesa e Romagnolit do të shlyhet në vitin 2020-të.
Romagnoli transferohet te Milani, pas një sezoni si i huazuar te Sampdoria e Sinisa Mihajlovic, i cili pasi mori drejtimin e kuq-e-zinjve kërkoi hapur transferimin e shtatlartit 20-vjecar, të cilin e vlerëson si një talent me të ardhme të madhe në futbollin italian. Ndërkohë që Roma ka hedhur sytë te shtatlarti i interit Andrea Ranocchia.