Manchester United, skuadra më e urryer në Angli

Sport

download
Manchester United është klubi më i urryer në Angli. “Daily Mirror” ka anketuar tifozë të ndryshëm të skuadrave të Premier League-ës dhe ka konstatuar se “Djajtë e Kuq” janë ekipi më i urryer nga tifozët e futbollit anglez. Të pyetur se kë urrejnë më shumë nga skuadrat më të forta të kampionatit, 68% janë përgjigjur se urrejnë Manchester United-in dhe kjo e ka një arsye. Ndryshimi rrënjësor që ka kaluar skuadra që pas ardhjes së Louis Van Gaal duket se ja ka shtuar antipatinë tifozëve kundërshtarë, që gjithsesi nuk e mohojnë që skuadra është përforëcuar dukshëm nga viti i kaluar.
Pas Manchester United-it, në listë vjen Chelsea. “Blutë e Londrës” urrehen për shkak të antipatisë që kanë tifozët kundërshtarë ndaj Jose Mourinhos. Portugezi ankohet gjithmonë. Jo vetëm kur skuadra e tij humbet, por edhe kur ajo fiton ka diçka për t’u ankuar.
Treshen kryesuese e mbyll Liverpool. Një ndër arsyet se përse “Redsa”-t urrehen është se prej vitesh nuk kanë ditur ta fitojnë titullin.
Ndërkohë Arsenali duket të jetë skuadra më pak e urryer nga klubet më të forta të kampionatit. “Topçinjtë e Londrës” pozicionohen në vendin e 6-të, pas Manchester City-it dhe Tottenham, të cilat urrehen më shumë se skuadra e Wenger.
Arsenali ka ndryshuar shumë pak këto vitet e fundit, teksa ka dhuruar ndeshje tejet të bukura kampionatin e kaluar, gjë e cila duket se vlerësohet shumë edhe nga tifozët kundërshtarë të saj.
Nga ky anketim i “Daily Mirror” tregohet se sportdashësit nuk i pëlqejnë shumë skuadrat që ndryshojnë nga viti në vit dhe sidomos kur drejtohen nga trajnerë që kanë një famë të keqe për arrogancën e tyre.