Ronaldo lë mister për të ardhmen: S´është ende koha…

Sport

cr ronaldo13131

Në harkun e pak orëve, Botërori ka përshëndetur dy “Topa të Artë”, si dhe skuadra ish-kampione të Evropës dhe Botës. Mbi të gjitha kanë marrë vëmendjen eleminimet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Nëse në frontin e argjentinasit, për momentin gjithçka është e heshur, me numrin 10 që nuk dëshiron të flasë për dështimin e Kombëtares së tij, ai që ka folur është numri 7 i Portugalisë. Natyrisht bëhet fjalë për deklarata të mbushura me hidhërim. “Për mendimin tim luajtëm më mirë sesa Uruguaji, por fatkeqësisht fiton kush shënon më shumë. Nuk kam asgjë për t’u thënë shokëve, përveçse t’u konfirmoj se ishim mjaft të zotët. Si kapiten ndihem mjaft krenar për këtë grup”.

ronaldo1212

 

Menjëherë pas finales së Champions League të fituar me Realin e Madridit, Cristiano lëshoi fjalë të dyshimta në lidhje me të ardhmen e tij, duke bërë edhe më të ndezura lajmet e merkatos në ditët e mëpasshme. Duket se prej kohësh portugezi është i prirur të lërë kryeyqytetin spanjoll, ku është i pakënaqur me trajtimin financiar në një kohë kur ka kërkuar një kontratë prej 40 milionë eurosh. Një pyetje mbi të ardhmen i është bërë pas eleminimit nga Botërori, edhe sa i takon qendrimit me Kombëtaren. Por sërish CR7 ka lënë sërish mister: “Nuk është momenti të flasim për të ardhmen time. Me siguri mund të them se do të mbetemi një nga skuadrat më të forta të botës, përderisa kemi një grup lojtarësh të rinj dhe të talentuar. E mbi të gjitha kanë dëshirën për të arritur rezultate të mëdha”. Pra asnjë siguri për momentin. Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të japë përgjigje në javët e ardhshme. Për momentin mbeten pikepyetjet lidhur me largimin, si nga Reali i Madridit, ashtu edhe nga Portugalia.