Ronaldo mes Georginës dhe Manuela Ferrerës!

Sport

cr7

Së fundmi, Ronaldo është zhvendosur për të jetuar në Itali për shkak të kontratës si lojtar i ekipit të Juventusit. Gjithmonë është përfolur për paqëndrueshmërinë e tij në lidhje me femrat, deri në momentin kur lidhja e tij me Georginën u konsolidua .Nuk kaloi shumë kohë dhe portalet vërshuan një seri lajmesh se ai ka përdhunuar një prostitutë nga SHBA. E duke mohuar lajme të tilla, nga ana tjetër vjen deklarata krenare e modeles italiane Manuela Ferrera në lidhje me një kompliment që CR7 i ka bërë.

cristiano

Ajo tha për “Diva Donna” se ka pasur një bisedë me yllin portugez ku ai e komplimentonte për bukurinë e saj. “Ai më tha se jam shumë e bukur.Unë u ndjeva shumë e lumtur ta dëgjoja këtë nga dikush që ka qenë gjithmonë i rrethuar nga femra të bukura” – është shprehur modelja italiane. Të gjithe jemi kurioz për reagimin e Georginës në lidhje me këto deklarata për partnerin e saj. Nuk besojmë se ka qenë e këndëshme për të , ti dëgjonte dhe lexonte deklaratat dhe artikujt e fundit rreth CR7.