Ronaldo: Nuk lëviz nga Reali

Sport

perezronaldo-658x443
Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Reali i Madridit. Portugezi, i cili fitoi për të katërtën herë “Këpucën e Artë”, beson se me kujdesjen e duhur ai mund të vazhdojë të shënojë gola për Los Blancos edhe për gjashtë vite të tjera. 30-vjecari së fundmi u bë golashënuesi më i mirë në Champions League, ai tejkaloi edhe rekordin e Raulit prej 323 golash me fanellën e Realit.
Dy vitet e fundit ka pasur gjithmonë spekulime lidhur me një rikthim të Ronaldos në Manchester, te Djajtë e Kuq, apo edhe me një kalim të mundshëm te PSG. Të dyja këto alternativa janë parë si tejet të mundshme për Ronaldon. Por vetë portugezi, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2018-të, këmbëngul se dëshira e tij mbetet që të tërhiqet nga futbolli me fanellën e Realit të Madridit.
Duke folur për spanjollen Marca, Ronaldo, i cili u bë lojtari i vetëm që vlerësohet 4 herë me “këpucën e artë”, tha se nëse kujdesesh për veten mund të luash deri në 40 vjec. Ai tha se kërkon që të vazhdojë edhe për 6 vite të tjera dhe këto vite kërkon t’i kalojë sërish me Realin e Madridit.
Kështu duket se Ronaldo po plotëson pritshmëritë e ish-trajnerit të tij Carlo Ancelotti, i cili në të kaluarën pati deklaruar se nga portugezi nuk e priste që të largohej ndonjëherë nga Reali i Madridit.