Rossi i dëshpëruar për gjendjen e Yamahas, të gjitha skuadrat e tjera bëjnë më mirë

Sport

yamah ros
Vetëm vendet 8 dhe 10 për Yamahan në garën e Aragonit, ku Valentino Rossi thotë se skuadra për të cilën ai garon pati shumë fat që arritën këto pozicione, pas daljeve nga gara të Jorge Lorenzo apo Cal Crutchlow. Legjenda e ‘MotoGP’ e nisi këtë garë nga vendi i 18-të, por në fund u rendit i teti, një rezultat që konsiderohet si një “fitore” për Rossin, që vazhdon të theksojë se me këtë motor që ka në dispozicion nuk mund të bëjë asgjë më shumë. “Ky është potenciali ynë. Kjo është gjithçka që mund të bëjmë për momentin dhe për fat të keq është një situatë shqetësuese. Honda, Ducati por edhe Suzuki kanë bërë një hap të madh përpara. Madje edhe Aprilia është para nesh.”

5b480533e18a77a1c359bfc2105379dd
Por ajo çfarë i bën gjërat më shqetësuese është fakti se skuadra nuk po bën as teste për sezonin e ardhshëm, çfarë mund të lërë pilotët e saj në të njëjtën situatë edhe vitin tjetër. Rossi zbulon se zakonisht, në pistën e Brno, Yamaha provonte gjithmonë diçka të re për sezonin pasardhës, por tashmë janë bërë dy vite që ky zakon nuk përsëritet më. Në garën e fundit, Rossi humbiste thuajse 1.5 sekonda nga pilotët kryesues, çfarë dëshmon qartë se tek Yamaha problemet ende nuk janë zgjidhur. Pavarësisht modifikimeve të shumta të bëra në modelin ‘M1’, motori vazhdon t’u mos përgjigjet kërkesave të pilotëve, diçka që Rossi e sheh si një problem që duhej të ishte zgjidhur kohë më parë.