Steph Curry sheh sërish Golden State Warriors si kampionë

Sport

steph gold
LeBron James, Kyrie Irving apo edhe James Harden, secili janë shprehur se skuadrat ku ata luajnë do t’ia dalin të thyejnë dominimin e Warriors, për t’u shpallur kampionë të NBA. Por krejt ndryshe mendon Stephen Curry. Lideri i skuadrës së drejtuar nga Steve Kerr është i bindur se skuadra e Golden State do të shpallet sërish kampione e NBA edhe në sezonin e ri, pavarësisht se rivalët, kryesisht në ‘Konferencën e Perëndimit’, janë përforcuar ndjeshëm. Curry beson se skuadra e konsoliduar e Warriors do të bëjë diferencën në fushë, sidomos tani që pjesë e grupit është edhe DeMarcus Cousins.

5941acc850466b74008b466a 750 563

“Kemi një ekip të mirë, që thuajse nuk ka ndryshuar nga ai i sezonit të fundit dhe kjo është një gjë pozitive, pasi ne e njohim lojën tonë. Nuk e mohoj që rivaliteti këtë vit do të jetë më i madh, por kjo gjë na bëjnë të luajmë më mrië dhe bën që tregojmë aftësitë tona si kampionë në fuqi. Unë jam i bindur se do të triumfojmë sërish.” Vitin e kaluar, Golden State rivalizoi më së shumti me skuadrën e Houston Rockets, të cilin më parë ishin shpallur kampionë të sezonit të rregullt në ‘Konferencën e Perëndimit’. Tashmë pretendente në këtë konferencë është edhe skuadra e Los Angeles Lakers, që shpresojnë se LeBron James do t’i rikthejë tek titulli, që mungon tek kalifornianët që nga koha e Kobe Bryant.