Rrahmani, ja pse është një nga blerjet e goditura në Itali

Sport

Amir Rrahmani vijon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në radhët e Veronës në Serinë A. Faqja italiane, “Deliquentidelpallone”, i ka kushtuar një artikull special qendërmbrojtësit kosovar të Hellas Veronas, Amir Rrahmanin. Sigurisht duke mos kursyer elozhet për aftësitë e ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare. Statistikat thonë se në fillim të këtij kampionati, përveç Interit kryesues, është edhe një tjetër skuadër që e ka pësuar vetëm një gol me aksion gjatë këtij sezoni. E konkretisht bëhet fjalë për Hellas Verona.Vërtet një fakt interesant që e dëshmon punën e bërë nga drejtuesit e klubit, veçanërisht sa i takon një blerjeje si Rrahmani. Afrimi i qendërmbrojtësit dhe kapitenit 25-vjeçar të Kombëtares së Kosovës, i ka sjellë mbrojtjes së Veronës përvojë, fuqi fizike dhe cilësi.


Mirëpo, përkundër aftësive të shfaqura në fushë, pa lënë mënjanë as aftësinë e mirë për të shënuar me kokë – sic tregojnë 10 golat me klubet dhe 6 me kombëtaren -, Rrahamani cilësohet tashmë “muri kosovar” i Veronës, në përpjkejen për të rikthyer lart emrin e këtij klubi në Serinë A.