Ruben Amorim (trajner i Sportingut):

Sport

“Jemi në pozita shumë të mira, por kjo nuk do të thotë se puna jonë ka mbaruar. A do të ishte barazimi sot një rezultat i mirë? Jo, absolutisht. Ne jemi Sportingu. Jemi një klub i madh në Portugali dhe një skuadër që kërkon të rrisë statusin në Europë. E dimë që në këtë grup, situata mund të ndryshojë në moment, edhe pse nuk mund të themi se cila ndeshje do të jetë vendimtare. Nuk duhet të mendojmë për rezultatet e marra deri më tani. Dua që skuadra ime të vazhdojë të luajë më të njëjtin ritëm e të kërkojë maksimumin ndeshje pas ndeshje. Ajo se çfarë më pëlqen është se djemtë kërkojnë të japin të gjithë kontributin e tyre dhe i shoh të karikuar edhe në seancat stërvitore. Të gjithë duam të realizojmë gjëra të mëdha, por na duhet ende shumë punë për të arritur objektivat tona.”