Antonio Adan, portier i Sporting:

Sport

“Luajmë në një grup mjaft kompetitiv, ku secila skuadër ka mundësitë të mposhtë kundërshtarët. është një situatë delikate sepse një gabim mund të të kushtojë shumë. Fakti që kemi 6 pikë deri më tani, nuk do të thotë se kemi siguruar kualifikimin. Kemi ende shumë për të bërë. Duhet të ruajmë qetësinë e të mos përfshihemi nga entuziasmi. Besoj se në këtë aspekt nuk duhet të shqetësohemi, pasi të gjithë duam të vazhdojmë të sigurojmë rezultate të mëdha në këtë kompeticion. Të luash në fushën e Marseille nuk është e lehtë. Por tani jemi mësuar me presione të këtij niveli. Besoj se jemi gati dhe ne do të zbresim në fushë për të marrë vetëm fitoren”.