Salzburg – Bayern, Adamu dhe Coman protagonistët e ndeshjes…

Sport

Salzburgu konsiderohej një kafshatë e lehtë për Bayern Munich, në momentin kur u caktua shorti i raundit të 1/8-tave të UEFA Champions League. Mirëpo, pavarësisht diferencave në letër, fusha e lojës tregoi tërësisht të kundërtën, duke vërtetuar edhe një herë tjetër spektaklin që garanton kompeticioni më i bukur në botë për klube.

Në Salzburg Stadion, aty ku u zhvillua beteja e parë e këtij raundi, ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-1, një duel që shkoi përtej të gjtiha parashikimeve. Ishin vendasit e drejtuar nga Matthias Jaissle, ata të cilët kaluan të parët në avantazh, me anë të Junior Adamu, që në minutën e 21 të pjesës së parë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit bavarez, Ulrish. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një detaj shumë interesant, sepse Adamu e nisi takimin nga stoli, por u aktivizua në minutën e 12-të, për shkak të dëmtimit të Noah Nokafor. Ky është goli më i shpejtë që shënohet nga një zëvendësues, që nga viti 2005, atëherë kur po në minutën e 21 realizonte edhe Thierry Henry për Arsenalin ndaj skuadrës së Slavia Prague.

Teksa Salzburgu ishte shumë pranë mrekullisë, në minutën e 90-të, Kingsley Coman ka barazuar shifrat, duke shpëtuar Bayernin nga një turpërim në tokën austriake. Në këto kushte, bavarezët mbeten të pamposhtur në 21 takime radhazi jashtë shtëpie në Champions League, një rekord ky nga kampionët e Gjermanisë.

Takimi i kthimit mes Bayernit dhe Salzburgut do të luhet të martën e 8 marsit, aty kun ë Allianz Arena do vendoset se cila prej të dyja këtyre skuadrave do të kualifikohet në çerekfinale të Champions League.