Tuchel nuk i trembet Realit, beson tek eksperienca që ka fituar PSG

Sport

Thomas Tuchel, trajneri i PSG: “Kjo ndeshje nuk do të vendosë asgjë. Dua që të luajmë lojën tonë, në mënyrë agresive dhe të zbresim në fushë për të fituar. E kemi lënë pas sezonin e kaluar dhe tani shohim vetëm përpara. Kemi bërë disa ndryshime. Kanë ardhur lojtarë të rinj dhe kemi fituar më shumë eksperiencë. Mendoj se Benzema është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në futboll. Duket sikur ai ka qenë numri 9 i Real Madrid për 25 vite. Është një lojtar i jashtëzakonshëm ndaj të cilit duhet të bëjmë kujdes të veçantë. Nuk besoj se skuadra ime do të vuajë presionin e rezultatit ndaj Realit para 2 sezonesh. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë do t’i hapim shumë probleme vetes. Por jam i sigurtë se me eksperiencën që kemi fituar, nuk do të kemi probleme të kësaj natyre.”

Marco Verratti, mesfushor i PSG: “Jemi më të fortë, nuk kam frikë ta them, sidomos me lojtarët e rinj që kanë ardhur. Dëshirojmë të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Kemi shumë për të treguar, prandaj është me rëndësi të ecim më lart se më parë. Mendoj se klubi ka bërë një punë shumë të mirë për të ruajtur balancat e skuadrës dhe tani është momenti ynë për të treguar vlerat.”