Pochettino nuk e sheh Tottenham si favorite, zbulon objektivin e vërtetë të skuadrës

Sport

Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham: “Nuk mund të kalohet lehtë humbja në finale. Të duhet të presësh deri në fillimin e sezonit të ri. Do të jetë një tjetër sfidë e madhe për të gjithë skuadrën tonë. Do të jetë bukur të fillojmë rrugëtimin tonë në Greqi. Do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme. Është herët për të folur për finalen. Gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të flasim tani është kualifikimi për më tej. Nuk më intereson se njerëzit na shohin si favoritë për shkak se vitin e kaluar arritëm finalen. Duhet të përqëndrohemi vetëm tek ndeshja që kemi përpara dhe përpiqemi ta nisim në mënyrën më të mirë. E adhuroj të luaj në atmosferë të tillë. Jam argjentinas dhe më pëlqen zhurma e tifozëve. Olympiacos frymëzohet nga të tilla momente dhe duhet të tregojmë kujdes. Konsiderohemi favoritë, por kjo nuk e ul cilësinë e kundërshtarit tonë.”

Hugo Lloris, portier dhe kapiten i Tottenham: “Të gjithë e njohim historinë e Olympiacos. Do të tregojmë respekt të madh për ta dhe jemi të vetëdijshëm se këtu nuk është vendi më i mirë për të nisur rrugëtimin në ‘Champions League’. Jemi me këmbë në tokë dhe nuk duam të mendojmë për ato që ndodhën sezonin e shkuar. Është me rëndësi që të luajmë me qetësinë e duhur.”