Schalke-Manchester City: Flasin trajnerët dhe lojtarët!

Sport

schalke city

Domenico Tedesco (Trajneri i Schalke)
E dimë që nuk jemi favoritë në këtë përballje por sigurisht që do të kemi shanset tona. Fakti që kemi arritur deri këtu do të thotë se jemi një skuadër me kualitet dhe me cilësitë e nevojshme për të luajtur sfida të tilla. Manchester City ka një skuadër të jashtëzakonshme, kështu që duhet të jemi në ditën tonë më të mirë për t’i përballuar. Duhet të dhurojmë një performancë të madhe, për veten dhe tifozët tanë. Luajmë kundër një ekipi që është ndërtuar me shumë kujdes, me lojtarë të admirueshëm që mund të ndryshojnë takimin në çdo moment. Por nëse ne do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç duhet, atëherë besoj se do t’u hapim jo pak probleme, jo vetëm këtu në fushën tonë, por edhe në takimin tjetër në Angli. Ndeshjet e kësaj faze të shijojnë vërtet shumë. Është e kuptueshme që do të përballesh më kundërshtarë të këtij niveli, pasi ato që kanë mbetur janë skuadrat më të mira të Europës. Kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe kemi një dëshirë të madhe për të vazhduar edhe më tej.

Bastian Oczipka (Mbrojtës i Schalke)
Fillimisht mendoj se presioni është kryesisht mbi kundërshtarët tanë, pasi ata duhet të tregojnë nëse janë vërtet aq të fortë sa për të pretenduar finalen e kompeticionit. Sigurisht që Manchester City është ndër skuadrat më të forta në këtë kompeticion, por mendoj se në këtë fazë në të cilën ndodhemi, nuk ka favoritë. Ne do të luajmë me besim të plotë tek aftësitë e cilësitë tona. Duam të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe të shfrytëzojmë rastet tona. Duhet të vëmë në dukje pikat e dobëta të kundërshtarëve tanë, por këtë nuk mund ta bëjë një individ i vetëm. Për të marrë rezultat, duhet kontributi i të gjithë skuadrës.