SERIE A, Milani rikthehet tek fitorja, kuqezinjtë marrin kreun e klasifikimit

Sport

Milani rikthehet në krye të tabelës së klasifikimit në Serinë A. Në javën e 34 të Serisë A, kuqezinjtë arritën nëj fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Lazios, me rezultatin 2-1. Në sfidën e luajtur në Olimpico, ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Çiro Immobile, që në minutën e 4.

Duke nisur që nga edicioni 2016/17, sulmuesi i qendrës, bëhet lotjari i 4 në 5 ligat kryesore të kontinentit që realizon më tepër se 25 gola të paktën për 3 sezone të ndryshme. Diçka të ngjashme, përpara tij një gjë të tillë e kanë bërë Robert Lewandowski, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Për t’u rikthyer tek sfida, Milani arriti të barazonte vetëm në minutën e 50-të, me anë të Olivier Giroud. Kur dukej se ky duel po i drejtohej barazimit, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 92, Sandro Tonali, realizoi përmbysjen e rezultatit, duke i dhënë 3 pikë të arta Milanit në rrugën për titullit kampion. Për herë të parë që nga edicioni 2004/05, Milani ka fituar 3 ndeshje ndaj Lazios, 2 në kampionat dhe 1 në kupë.

Tanimë, kuqezinjtë, klasifikohen të parët me 74 pikë, 2 më tepër sesa Interi i vendit të dytë, por zikaltërit kanë një ndeshje më tepër për të rikuperuar.