Serie A/ Roma dhe Bologna fitojnë me përmbysje në javën e 12-të

Sport

Roma e ka hedhur pas krahëve humbjen ndaj Napolit dhe është rikthyer në rrugën e fitoreve. Një gjë të tillë e ka bërë në transfertën e Veronas, e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho triumfoi me shifrat 3-1, por ky do të ishte një sukses i ardhur me pëmbysje dhe që për më tepër do të arrihej në minutat e fundit të sfidës.

Paëel Daëidoëicz i kaloi vendasit në minutën e 26-të, por 10 minuta më vonë, polaku do të ndëshkohej me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushën e lojës. Në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë, Nicolo Zaniolo barazoi shifrat për miqtë.

Pikërisht atëherë kur u duk se nuk kishte më shpresë, në minutën e 88-të u shfaq Cristian Volpato, që kaloi Romën në avantazh. Ky i fundit asistoi edhe për golin e 3-të të shënuar nga Stephan El Shaaraëy, në të dytën minutë të shtesës.

Vetëm 18 vjeç e 350 ditë, Cristian Volpato u bë lojtari më i ri i Romës që shënon dhe asistin brenda një ndeshje kampionati për Romën, duke nisur që paktën që nga sezoni 2004/05.

Me këtë 3 pikësh të marrë, Roma klasifikohet në vendin e 4 të tabelës së renditjes në kuotën e 25 pikëve, teksa tashmë e ka përqendruar vëmendjen tek derbi ndaj Lazios në javën e ardhshme.

Më tej, në ndeshjen e fundit të javës së 12-të, Bologna ka arritur një fitore tepër të rëndësishme ndaj Monzas në transfertë, me rezultatin 2-1. Të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa të parët që kaluan ishin vendasit me anë të Petagnas nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 57-të. Mirëpo, të besuarit e Thiago Motta përmbysën shifrat, fillimisht me Ferguson në të 60-tën dhe Orsolini në të 73-tën.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në vendin e 12-të në kuotën e 13 pikëve, kurse Monza mbetet në të 15-tin me 10 pikë.