Sharapova “var” raketën, për të vazhduar karrierën tjetër!

Sport

Edhe pse në një mjoshë vetëm 32 vjeçare, pasi fitoi 35 turne tenisi, 5 nga të cilët Grand Slam, Maria Sharapova ka vendosur të varë raketën në gozhdë. E lodhur nga problemet fizike, bukuroshja ruse nuk arriti më të rikthehej në nivele të madh pas skualifikimit për doping prej 15 muajsh në 2016-n. Ndaj ajo ka vendosur t’i thotë lamtumië tenisit të luajtur dhe e ka njoftuar vendimin e saj për të lënë tenisin nëpërmjet një shkrimi për revistën “Vanity Fair”.
“Si mund ta lë pas shpine të vetmen jetë që kam njohur? Si mund të largoheni nga rrjetat që kam hedhur hapat që në moshë të vogël, ku në këtë sport të cilin e kam bërë me dashuri për 28 vite. Unë kam derdhur lot të pafund ku kam përjetuar emocione të papërshkrueshme dhe ku kam gjetur një familje? Jam e re, ndaj më falni për këtë vendim… Por më duhet të them lamtumirë tenis. Ky sport më tregoi botën dhe më tregoi se prej çfarë brumi jam bërë. Jam vënë në provë dhe jam rritur”, ka shkruar Sharapova në profilin e saj të Instagramit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova) on


Sharapova ish-numri një në botë për femra për 15 vitesh kur ishte vetëm 17 vjeç, gjatë karrierës së saj ka fituar titujt e kampiones në Wimbledon 2004, Open USA 2006, Australian Open 2008, France Open 2012 dhe 2014. Kohët e fundit kishte shfaqur probleme në shpatull duke zbritur në vendin e 373 në renditje.
“Kam dhënë jetën për tenisin, tenisi më ka dhënë jetë. Do më mungojë çdo ditë. Pas 28 vitesh dhe 5 Grand Slam-ve, jam gati për të ngjitur një tjetër mal, për të luftuar në një tjetër terren”, ka vijuar Sharapova në shkrimin e saj. Letra është publikuar edhe në “Vogue”, duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen bukuroshja ruse t’i dedikohet modës dhe kompanisë së saj së ëmbëlsirave “Sugarpova”.