Ky nuk është Juventusi i Sarrit, ja përse…

Sport

Mënjanimi i Max Allegrit dhe afrimi i Mauricio Sarrit u motivua me kërkimin e lojës së bukur, që te Juventusi deri më sot nuk është shikuar. Pavarësisht se objektivi i vetëm në kampin bardhezi është si gjithmonë, të fitohet. Gjithsesi, ideja ishte ajo e një skuadre që duhet të ishte në një fazë më të avancuar sa i takon lojës kolektive kolektive, gjë që ka qenë një nga bazat e filozofisë së Sarrit te Napoli. Por ja që deri tani, edhe sipas specialistëve të fushës, dora e teknikut të ri nuk po duket në këtë drejtim. E ka pranuar edhe një ish-juventin si Alessandro Birindeli se “në këtë Juventus ka shumë “solistë”, për të bërë të mundur që të jetë i ngjashme me Napolin e Sarrit. Prej kohësh ka filluar të flitet edhe për ardhjen e Pep Guardiolan. Megjithëse presidenti Anjeli ka dashur të shuajë për momentin zërat, duke thënë:
‘Të mos mendosh për Guardiolan është herezi, por jemi të lumtur me Sarrin pasi gjendemi brenda objektivave”. Fitoret dhe renditjet, në të vërtetë flasin në favor të teknikut 61-vjecar. Madje statistikat deri para humbjes me Lionin (të mërkurën) thoshin se kishte 2 vjet, ose 22 ndeshje radhazi, që nuk humbte në Evropë. Por nëse si përfundim arrin të fitojë Champions League-n, atëherë do të heshte kritikat.