SHEZNI NDIHET KEQ GJATE NDESHJES, JA GJENDJA PER PORTIERIN E JUVENTUSIT

Sport

Vojsheh Shezni u ndje keq në një moment gjatë ndeshjes së fituar 1-0 nga Juventusi në Europa League ndaj Sportingut të Lisbonës. Portieri bardhezi në fund të pjesës së parë vendosi befas dorën në gjoks, duke kërkuar menjëherë zëvendësimin. Në vend të tij u aktivua Matia Perin, portieri i dytë që rezultoi vendimtar me pritjet e tij, duke ruajtur avantazhin e vyer të bardhezinjve pas ndeshjes së vajtjes kundër portigezëve.

sa i takon Sheznit, me të lënë fushën, ai iu nënshtrua një elektro-kardiograme, analizë që nuk evidentoi asnjë anomali. Me shumë mundësi portieri polak ka pasur një takikardi të papritur, që solli më pas edhe reagimin e panikut. Vetë gardiani i skuadrës torinezë ka dashur t’i qetësojë të gjithë me një prononcim pas ndeshjes. “Pata disi ankth dhe frikë, sepse është një gjë që nuk më kishte ndodhur kurrë. Dhe nuk arrija të merrja frymë. Por pasi bëra kontrollet e duhura, është gjithcka në rregull… Ia që e kisha parë më mirë Perinin gjatë stërvitjes dhe doja që të luante. Dhe pata të drejtë, sepse bëri pritje të jashtëzakonshme”, e ka marrë me të qeshur në fund vetë polaku, i cili mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e javës në kampionat që Juventusi do ta luajë kundër Sassuolos.